Sport

Zyrtare, Eric Garcia ktheht në shtëpi


“Ai po kthehet në shtëpi”, kjo është fraza e përdorur nga Barcelona për transfrimin më të ri, Eric Garcia-n. Klubi blaugrana njoftoi mbi transferimin zyrtar të mbrojtësit, në median sociale. Garcia doli lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Manchester City-n.

Qendërmbrojtësi do të jetë pjesë e Barcelona-s deri në 2026 dhe klubi i ka vendosur klauzolë 400 milionë euro. Nga data 1 korrik 2021, ai do përfundon zyrtarisht kontratën me City-n dhe atëherë do t’i bashkohet edhe Barçës.

2017-02-11_FCB cadet A vs DAMM

20-vjeçari është produkt i akademisë së Barcelona-s, La Masia-s, ku u aktivizua nga 2008 deri në 2017, kur shkoi te Manchester City.

Me City-n, ai u paraqit fillimisht me grupmoshat U-19 dhe U-23, më pas kaloi në ekipin e parë, nën urdhërat e Pep Guardiola-s.

Idhujt e Garcia-s janë Carles Puyol-i, Gerard Pique dhe Javier Mascherano. Tre legjenda të klubit të Barcelona-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore