Lajme

Zyrtare: Dritan Abazoviç, kryeministër i Malit të Zi


Kryeministri i ri i Malit të Zi është zgjedhur Dritan Abazoviç me 45 vota për dhe tri kundër.

Qeveria Abazoviç do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë të cilët janë edhe ministra të linjës dhe dy ministra pa portofol.

Në Qeverinë e re të Malit të Zi, do të jenë edhe dy ministra shqiptarë.

Marash Dukaj do të jetë ministër i Administratës Publike, kurse Fatmir Gjeka, ministër i të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve.

Abazoviç: Qeveria do të zgjasë për aq kohë sa rrethanat politike të jenë të favorshme

Kryeministri i sapozgjedhur i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha pas seancës së Kuvendit tha se Qeveria do të zgjasë për aq kohë sa rrethanat politike të jenë të favorshme dhe për aq kohë sa deputetët e lejojnë atë.

“Është e kufizuar në një vit, por marrëveshja e koalicionit thotë se pas një viti do të përmblidhen rezultatet dhe do të shihet se çfarë do të ndodhë më pas, në një vit gjërat do të jenë shumë më mirë se sa janë sot”, tha Abazoviç.

Ai tha se adresa e parë e tij për vizitë do të jetë Brukseli, por “nëse është e mundur, jam gati të shkojë edhe në Kiev”.

Duke folur për luftën kundër krimit, ai tha se mbase DPS kërkon të heqë qafe çakallin e njerëzve që kanë punuar kundër ligjit.

“Drejtësia ka nisur. Pres surpriza pozitive për luftën kundër korrupsionit në nivele të larta. Do të ketë mbështetjen e plotë të qeverisë së re për të dhënë drejtësi. Pres mbështetjen e deputetëve për zhbllokimin e institucioneve”

Ai tha se synimi është që Qeveria e re të rimendojw  një politikë tolerante, ajo përfshin njerëz të të gjitha besimeve dhe kombeve.

“Unë nuk jam skeptik. Nëse duam që partnerët evropianë të na njohin, ne do të duhet të japim rezultate”, potencoi Abazoviç.

Në prezantimin e ekspozesë Abazoviç tha se detyrë e kësaj gjenerate politikanësh është të punojnë rreth komromise dhe interesave të përgjithshme të shoqërisë.

Obligim i secilit ministër të këtij kabineti qeveritar, tha Abazoviç, është të shoh kah e ardhmja dhe të mos kthehet në të kaluarën.

“Ky shans nuk mund të na ik. Duhet të çbllokojmë të gjitha institucionet”, tha Abazoviç para Kuvendit të Malit të Zi.Qeveria e re, vazhdoi të tregojë ai, do të mbështetet në dy shtylla kryesore – sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik.

Kryetare e Kuvendit është zgjedhur Danijela Gjuroviç.

Siguria e qytetarëve dhe e shtetit nuk guxon të ketë alternativë, tha kryetarja e rew Kuvendit, Danijela Gjuroviç, në fjalimin e saj të parë.

“Mali i Zi do të vazhdojë rrugën e tij të qartë evropiane dhe euroatlantike, duke respektuar të gjitha detyrimet e marra. Ai do të veprojë si një partner i besueshëm për të gjitha shoqëritë demokratike me të cilat ndajmë të njëjtat vlera. Siguria e qytetarëve dhe e shtetit nuk ka alternativë.” tha ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore