Sport

Zverev i artë në Tenis


Rrugëtimi i Tenisit në “Tokyo 2020” u mbyll me finalen mes gjermanit Alexander Zverev dhe rusit Karen Khachanov.

Zverev, i cili në rrugën e tij për në finale e mposhti favoritin Novak Djokovic, ishte shumë i fortë edhe në finale.

Në vetëm një orë e 21 minuta, ai e mbylli ndeshjen duke siguruar medaljen e artë.

Zverev fitoi 2-0 me sete, (6-3, 6-1).

Për të kjo është hera e parë që fiton medalje të artë.

Khachanov nga Komiteti Olimpik Rus e merr medaljen e argjendtë.

Kurse, i treti në podium, me medaljen e bronztë, u ngjit spanjolli Pablo Carreno-Busta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore