Lajme

Zogaj: Edhe dy gjyqtare serbe të Kosovës që e takuan Vuçiç-in mund të suspendohen


Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka paralajmëruar masa edhe për dy gjyqtare serbe që kishin marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Serbisë.

“Janë disa afate kohore për të cilat duhet shqyrtuar rasti. Padyshim se të gjithë që janë përfshirë në proces, takim me Vuçiçin duhet të jenë subjekt i procedurës disiplinore. Nga momenti që kalojnë 30 ditë nga njoftimi i autoriteteve kompetente, Këshilli kontakton me Kryetarin e Gjykatës Supreme. Pa kaluar ajo kohë në nuk mund të ndërmarrim hapa tjerë”, tha Zogaj në RTV Dukagjini.

Ai tha se tashmë është hapur rruga edhe inicimi i procedurave të tjera, pa paragjykuar kush do të jetë subjekt i hetimit.

Zogaj theksoi se pavarësisht situatave të vështira rasti me suspendimin e Kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Liljana Stevanoviç, tregoi se ligji veproi njëjtë me të gjithë pavarësisht etnisë.

KGJK pati marrë vendim që ta pezullojë kryegjyqtaren Stevanoviç, pas pjesëmarrjes së saj në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me dy (2) pika të mbyllura për: shqyrtimin e njoftimit AGJ.nr.93/2022 të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, si dhe themelimin e panelit hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/07/2022/GJTHPR-AD/GJTHPR.nr.12/2022, me ç’rast vendosi për suspendim të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, L.S, deri në vendimin e rradhës”, thuhej në njoftim

Më 25 mars, serbët kanë protestuar në në Mitrovicë të Veriut e në Graçanicë pas suspendimit të gjykatëses serbe, Liljana Stefanoviç.

Nga kjo protestë është kuptuar se zyrtarët serbë dhe politikanët serbë më nuk do jenë pjesë e institucioneve, derisa të kthehet prapa vendimi për suspendimin e gjykatëses serbe, Liljana Stefanoviç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore