Lajme

Zjarri në qendrën e të moshuarve në Britani, 5-së të arrestuar


Pesë persona janë arrestuar në lidhje me zjarrin që përfshiu institucionin e të moshuarve në Britaninë e Madhe. Besohet që zjarri është vënë qëllimisht.

Kujtojmë se zjarri shpërtheu të premten e 29 janarit në kazermën e Napierit. Objekti është një ish-kompleks ushtarak, i cili tani strehon azilkërkuesit. Ai ka qenë qendër grindjeje midis Sekretares së Brendshme Priti Patel dhe organizatave bamirëse të refugjatëve, të cilat kanë bërë thirrje për mbylljen e objektit.

Organizatat bamirëse kanë pohuar se rreth 400 azilkërkues në objekt kanë jetuar në kushte të këqija, në konvikte të mbipopulluara. Shpërthimi i fundit i Covid-19 ka infektuar të paktën 120 persona në këtë qendër.

Policia ka deklaruar se hetimet mbi incidentin po vazhdojnë dhe besojnë që zjarri të jetë vënë qëllimisht.

“Dëmtimi dhe shkatërrimi i kazermave Napier nuk është vetëm i tmerrshëm, por edhe fyes për taksapaguesit”, shkroi Patel në median sociale “Twitter”. Ajo shtoi se në atë vend janë akomoduar ushtarët dhe personeli i ushtrisë së vendit.

“Është fyerje të thuash se nuk është vend i mirë për këta individë”, theksoi ajo.

Komentet e Patel-it tërhoqën disa kritika. Clare Mosley, themeluesja e një organizate bamirëse tha se Sekretarja e Brendshme Britanike, nge akuza tronditëse dhe shqetësuese, kur nuk dihet ende shkaku i incidentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore