Lajme

Zjarri i shtohet emergjencës Covid-19 në Australi


Një zjarr i madh ka përfshirë të martën e 2 shkurtit qytetin e Perth-it, në Australinë Perëndimore.

Zjarri ka shkrumbuar të paktën 30 shtëpi. Ai është përhapur nga erërat e forta, të cilat gjatë natës janë dyfishuar.

Autoritetet i kanë këshilluar qytetarët të largohen nga shtëpitë e tyre, edhe pse vendi është në izolim për shkak të Covid-19.

Kryeministri i Australisë, Mark McGowan, e ka cilësuar situatën shqetësuese dhe serioze.

“Tani për tani vendi po lufton me dy lloje të ndryshme të emergjencave. E para ka të bëjë me emergjencën e rrezikshme të shkaktuar nga prezenca e zjarreve dhe tjetra nga situata e Covid-19 në vend”, ka deklaruar McGowan.

Ai u kërkoi banorëve të qytetit, të cilët nuk janë të prekur nga zjarri, të qëndrojnë në shtëpi për të mos përhapur më shumë virusin. Kyeministri shtoi se 250 zjarrfikës janë duke u përballur me flakët e zjarrit dhe erën e fortë.

Bëjmë me dije se Australia ka hyrë në një bllokim të parakohshëm pesë ditor që nga dita e dielë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore