Kosova

Ziv: Pres thellimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Kosovës


Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, derisa ka uruar festat e fundvitit ka kërkuar që marrëdhëniet mes Izraelit dhe Kosovës të vazhdojnë të thellohen.

Ziv, këtë kërkesë e ka bërë përmes një komunikate për media duke i falënderuar institucionet, qeverinë, opozitën, mediat dhe shoqërinë civile.

“Me rastin e festave të fundvitit, dua të falënderoj edhe një herë të gjithë miqtë e mi në Kosovë, në të gjitha institucionet shtetërore, në qeveri, opozitë, medie, shoqëri civile, si dhe qytetarët e Kosovës, për bashkëpunimin, mbështetjen dhe miqësinë”.

“Ju uroj të gjithëve shëndet, begati dhe suksese të vazhdueshme në vitin e ri. Pres me padurim thellimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Kosovës dhe mes qytetarëve tanë. Gëzuar!”, ka shkruar ambasadorja Ziv.

Ziv është ambasadorja e fundit e akredituar në Kosovë, meqë Izraeli është shteti i fundit që e njohu pavarësinë e Kosovës.

Në anën tjetër, Palestina nuk e njeh Kosovën shtet dhe autoritet atje, për shkak të një historie të gjatë të lidhjes me Rusinë, përkrahë Serbinë në pretendimet e tyre territoriale ndaj Kosovës.

Megjithatë, çfarë po ndodhë tashmë në Izrael e Gaza ku jetojnë palestinezët është përtej ndërlidhjeve të caktuara gjeopolitike dhe po shkohet drejt një katastrofe humanitare.

Si pasojë e sulmeve të befasishme të Hamasit, në Izrael u vranë 1 mijë e 200 persona dhe u rrëmbyen 240 të tjerë.

Izraeli u kundërpërgjigj me fushatë tokësore dhe ajrore në Gazë, që deri më tani ka lënë të vdekur mbi 21.000 palestinezë dhe ka shkatërruar pjesë të mëdha të Rripit të Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë banorë.

Ziv: Pres thellimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Kosovës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore