Lajme

Zhvillohet sot ceremonia e largimit nga detyra e kancelares gjermane Angela Merkel


Angela Merkel do të largohet nga detyra me një ceremoni të veçantë të mbajtur për nder të saj të enjten në mbrëmje, përpara se ajo t’i dorëzojë zyrtarisht detyrën Olaf Scholz në gjysmën e parë të javës së ardhshme.

Ceremonia do të ketë shfaqje me ushtarë të pajisur me simbole gjermane, koreografi precize dhe tre këngë të zgjedhura nga vetë Kancelarja në largim, të luajtura nga një bandë marshuese. Ngjarja do të shënojë pikën më të lartë të turneut të largimit të Merkelit pas 16 vitesh qëndrimi në detyrë.

Për shkak të kufizimeve të coronavirus-it, ceremonia do të ketë pjesëmarrje më të ulët se ato që nderuan paraardhësit e saj Gerhard Schröder dhe Helmut Kohl kur ata u larguan nga detyra.

Kancelarja gjermane në ikje Angela Merkel dhe Olaf Scholz

Transmetuar drejtpërdrejt në televizionin gjerman nga ora 19:20, ceremonia në oborrin jashtë Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin do të fillojë me një fjalim të shkurtër të kancelares dhe do të përfundojë pas pak më shumë se një ore, pa një pritje.

Zakoni i ceremonisë “Großer Zapfenstreich” daton në shekullin e 16-të, por nderimi më i lartë i ushtrisë gjermane u është dhënë vetëm kancelarëve që nga largimi në vitin 1998 i Helmut Kohl-it, lamtumira e të cilit u mbajt përpara Katedrales “Speyer” në shtetin e tij të lindjes, Rheinland-Pfalz.

Ndërsa në “Großer Zapfenstreich” të Schröder-it morën pjesë 600 të ftuar. Merkel raportohet të ketë ftuar rreth 200, duke përfshirë 52 ministrat që kanë shërbyer nën mandatin e saj.

Angela Merkel

Ursula von der Leyen, presidentja aktuale e Komisionit Evropian dhe një ish-ministre e Familjes dhe Mbrojtjes nën Merkelin, nuk ka gjasa të marrë pjesë për shkak të një takimi me krerët e shteteve të Amerikës së Jugut të planifikuar për të njëjtën ditë.

Si kolonë zanore për ceremoninë e saj të largimit, Merkel thuhet se ka zgjedhur himnin e krishterë “Großer Gott”, “Wir loben Dich” (Zot i Shenjtë, ne lavdërojmë emrin tënd), këngëtarin e Hildegard Knef “Für mich soll’s rote Rosen regnen” (Duhet të bjerë shi trëndafilash të kuq për mua). “Du hast den Farbfilm vergessen” (E keni harruar filmin me ngjyra) e Nina Hagen – kjo e fundit zgjedh një hit pop të RDGJ-së të viteve 1970 që i bën homazh edukimit të Merkelit në Gjermaninë Lindore në një mënyrë që ajo e ka bërë rrallë gjatë kohës që ishte në detyrë.

Që Merkel t’ia dorëzojë zyrtarisht pushtetin pasardhësit të saj në pritje Olaf Scholz javën e ardhshme, marrëveshja e koalicionit të qeverisë së ardhshme do të duhet të miratohet nga tre palët e përfshira.

Helmut Kohl

Partia Socialdemokrate (SPD) e Scholz-it do të mbajë një kongres partie të shtunën, ku delegatët e saj pritet të ratifikojnë marrëveshjen sipas së cilës qendra e majtë do të marrë pushtetin për herë të parë që nga viti 2005.

Ndryshe nga viti 2013-të dhe 2018-të, SPD-ja nuk do të japë një votë për marrëveshjen e ardhshme të ndarjes së pushtetit për të gjithë anëtarësinë e saj.

Partia Liberale Demokratike e Lirë (FDP) do të mbajë një votim në një kongres digjital të dielën, ndërsa anëtarët e partisë së Gjelbër kanë kohë deri më 6 dhjetor për të miratuar ose refuzuar marrëveshjen.

Gerhard Schröder

Nga ana tjetër shumë anëtarë të partisë ekologjike kanë shprehur kritika për aspektet mjedisore të marrëveshjes, një refuzim shihet si i pamundur.

Pasi dokumenti të jetë miratuar nga të tre palët, Scholz mund të betohet si lideri i ardhshëm i Gjermanisë të hënën më 6 dhjetor dhe jo më vonë se fundi i së mërkurës.

Të enjten, një kancelar gjerman do të duhet të përfaqësojë vendin në “samitin për demokraci” të organizuar nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Merkel ka shumë të ngjarë të dorëzojë detyrën në të njëjtën ditë me betimin e Scholz-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore