Lajme

Zgjedhjet në BE e SHBA s’do të ndikojnë në procesin e dialogut, thotë Lajçak


Miroslav Lajçak

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, është shprehur i bindur se zgjedhjet gjatë këtij viti në BE dhe më vonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të ndikojnë në procesin e dialogut, meqë sipas tij “ajo që do të fillojë përpara se BE-ja e SHBA-ja të shkojnë në zgjedhje do të vazhdojë gjatë gjithë procesit zgjedhor”.

“Por, ajo që nuk fillon para procesit të zgjedhjeve, kam dyshimet e mija se mund të fillojë më pas”, ka paralajmëruar ai në një intervistë të dhënë për mediumin amerikan CNBC gjatë qëndrimit në Davos të Zvicrës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, e i publikuar të enjten.

Sipas Lajçak, stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor është i brishtë.

“Ne nuk mund ta marrim paqen dhe stabilitetin si të mirëqenë”, ka deklaruar diplomati sllovak.

Megjithatë sipas Lajçak Marrëveshja e Brukselit/Ohrit ka avancuar situatën mes Kosovës dhe Serbisë “si kurrë më parë”.

“Marrëveshja përfshinë zhvillimin e marrëdhënieve normale, të fqinjësisë së mirë dhe kufizimit nga kërcënimi ose përdorimi i forcën në mosmarrëveshjet e ardhshme”.

Diplomati sllovak ndër të tjera ka potencuar se “nuk ka rrugë kthimi” nga marrëveshja e dakorduara.

“Nuk ka rrugë pas për marrëveshjen, sepse ajo është pranuara nga të dyja palët”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore