Lajme

Zgjedhja e Presidentit/es në Kosovë: Përsëri s’ka kuorum – votojnë 79 deputetë


Procesi i votimit

(Lajmi i përditësuar)

Ka dështuar edhe përsëritja e raundit të parë në votimin për zgjedhjen e Presidentes. Njëjtë si në votimin e parë, as në përsëritje nuk ka pasur kuorum, meqë kanë votuar 79 deputetë dhe nevojiten 80 vota në kuti.

Sqarim: Derisa nuk numërohen 80 vota në kuti të votimit, raundi i parë nuk konsumohet dot. Kështu që votimi mund të vazhdojë duke u përsëritur vazhdimisht, deri në kohën kur i përfundon mandati presidentit, ose u.d të presidentit, dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Sqarimin për Albanian Post e ka dhënë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

__________________________________________________________________________________

Zgjedhja e Presidentit/es në Kosovë: Përsëritet raundi i parë – s’kishte kuorum, veç 78 vota

Ka dështuar raundi i parë në zgjedhjen e presidentit/es së Kosovës pasi nuk u arrit kuorumi meqë votuan vetëm 78 deputetë.

Për t’u arritur koriumi duhet të plotësohet numri prej 80 votash – pro, apo kundër.

Meqë raundi i parë dështoi për shkak të mungesës së koriumit, procedura thërret që të përsëritet votimi.

Përsëritja ndodhë menjëherë, pasi që u konstatua se nuk ishin 80 vota.

Nëse nuk arrihet kuorumi prej 80 votash, atëherë Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në votim nuk kanë marrë pjesë asnjë deputet i PDK-së, shumica e deputetëve të AAK-së dhe disa deputetët të LDK-së.

Në sallë nuk kanë qenë as deputetët e Listës Serbe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore