Lajme

Zëvendëskryeministrja serbe: Albin Kurti është tmerrësisht gabim


Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviç

Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviç, ka thënë se Albin Kurti “e ka tmerrësisht gabim nëse mendon se dhënia leksione Serbisë, sidomos në politikën e jashtme” është mënyra e duhur për të arritur ndonjë rezultat në dialog.

“Serbia nuk u është dorëzuar kërcënimeve dhe shantazheve më parë dhe Kurti sigurisht nuk është dikush që duhet t’i japë Serbisë leksione”, ka thënë zëvendësja e Ana Brnabiç.

Ajo shtoi se “Serbia ka investuar shumë për mbajtjen e dialogut në jetë”.

Sipas Mihajloviç, pala shqiptare, ndryshe nga ajo serbe, ka treguar “papërgjegjësi të vazhdueshme”.

Zëvendëskryeministrja serbe deklarimin për liderin e Vetëvendosjes, e ka bërë pasi ky i fundit, në një intervistë për Euronews, i pyetur për dialogun, tha se “Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e vet”.

Kurti vazhdoi duke deklaruar se “Serbia duhet të largohet nga Rusia dhe nga Kina dhe duhet ta bëjnë sa më parë”.

“Ata duhet ta çlirojnë vetën nga Kosova. Ne e kemi çliruar Kosovën nga Serbia dhe tani mendoj se Serbia duhet ta çlirojë vetën nga Kosova”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore