Lajme

Zelensky telefonon liderët më të rëndësishëm botërorë, do fundin e luftës menjëherë


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar menjëherë pas nisjes së bombardimeve ruse në territorin ukrainas, telefonata me krerët më të lartë botërorë për të kërkuar pushimin e menjëhershëm të luftës së shpallur nga Vladimir Putin, jo ndaj Ukrainës, por ndaj gjithë botës sipas numrit një të Kievit.

Në telefonata, i pari në listë ka qenë aleati më i madh strategjik, SHBA-të.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, i ka konfirmuar mbështetjen e pakushtëzuar Zelenskyt dhe i ka premtuar masa të reja kundër Kremlinit.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka qenë po ashtu një prej telefonatave, së bashku me kryeministrin britanik, Boris Johnson.

Kanë ndjekur ato me Presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel, si edhe me kryeministrin polak, Andrzej Duda.

Të gjithë ata, e kanë mbështetur Zelenskyn dhe i kanë premtuar marrjen e masave më urgjente.

Sakaq, lufta është eminente në Ukrainë tashmë. Qytetet kryesore kanë marrë goditje të forta nëpërmjet bombardimeve, të cilat së pari filluan nga Krimea.

Më pas, mendohet se është sulmuar nga pjesa lindore, si edhe nga ajo veriore, në kufirin me Bjellorusinë.

Megjithatë, ukrainasit nuk kanë mbetur duarkryq.

Një avion bombardues rus, mësohet se është rrëzuar nga forcat mbrojtëse të aviacionit civil në Ukrainë. Ende nuk dihet shumë megjithatë mbi incidentin.

Lexo ngjarjen e plotë duke klikuar KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore