Lajme

Zelensky për planet pas fitores së Ukrainës: Do të shkoj në Krime


Pas fitores së Ukrainës ndaj Rusisë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky para së gjithash planifikon të vizitojë Krimenë “e çliruar”.

Lajmi u bë i ditur gjatë një interviste për televizionin çek të publikuar nga kanali YouTube i Zyrës së Presidentit të Ukrainës.

“Unë do të shkoj në Krime. Unë me të vërtetë dua të shoh detin”, theksoi fillimisht ai.

I pyetur nga gazetari se kur do të ndodhë kjo, Zelensky u përgjigj “jo në dimër”.

“Çfarë të bëjmë në det në dimër? Do të shkoj kur të jetë më ngrohtë”, tha kreu i shtetit.

Zelensky u pyet gjithashtu nëse pret që Ukraina të fitojë verën e ardhshme.

“Do të doja. Ne do të kemi fitoren tonë”, u përgjigj presidenti.

Kreu i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes, Kyrylo Budanov, është i bindur se “fitore të rëndësishme” e presin Ukrainën deri në fund të vitit.

Në shtator, në transmetimin e teletonit kombëtar, Budanov tha se “shumë shpejt” Ukraina do të kthehet në Krimenë e pushtuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore