Shqipëria

Zelensky, mirënjohës ndaj Shqipërisë për rezolutën në Këshillin e Sigurimit


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar Shqipërinë dhe 10 vende të tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit, për mbështetjen e një rezolute të prezantuar pikërisht nga delegacioni shqiptar dhe ai amerikan, si bashkëpenëmbajtëse të kauzës ukrainase në OKB.

“I jam mirënjohës të gjitha shteteve, të cilat e votuan rezolutën, për të ndaluar sulmin e pabesë rus në Ukrainë”, shkruan Zelensky në Twitter.

Për më tepër, ai shton se vetoja Ruse, e cila e rrëzoi rezolutën, është e përlyer me gjak në pllakadën e saj në Këshillin e Sigurimit dhe është një njollë gjaku në hartën evropiane.

“Koalicioni kundër luftës duhet të veprojë menjëherë”, ka përmbyllur presidenti ukrainas, duke i bërë sërish thirrje Perëndimit, për të vepruar mbi aktet e Moskës me sanksione të ashpra dhe masa konkrete ushtarake.

Përtej vetos së Rusisë, drafti i propozuar u cilësua si i suksesshëm, pasi u arrit që Kina dhe India, të mos e votonin kundër, por të ishin abstenues ndaj saj. Ndërkohë, edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, u shprehën abstenim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore