Lajme

Zelensky mendon se Kina mund të kontribuojë vërtet për paqen


“Ne po punojmë gjithashtu në mënyrë aktive për të siguruar që samiti i parë global i paqes në qershor të japë rezultate. I jam mirënjohës të gjithë liderëve dhe shteteve që shprehën gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në të gjatë javës së kaluar”.

Kështu tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në median e tij sociale X.

Samiti i qershorit do të mbahet në Zvicër.

“Dëshiroj gjithashtu të falënderoj në veçanti kancelarin gjerman, Olaf Scholz, për udhëheqjen e tij dhe për komunikimin ndërkombëtar mbi këtë temë – vazhdon ai – si dhe për sinjalet që kemi marrë nga Pekini”.

Sipas presidentit ukrainas, Kina mund të kontribuojë vërtet në rivendosjen e paqes së drejtë në Ukrainë dhe stabilitetit ndërkombëtar.

Për të, samiti në Zvicër përfaqëson një mundësi reale për të siguruar që Karta e Kombeve të Bashkuara, qëllimet dhe parimet e saj të fillojnë të funksionojnë në praktikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore