Lajme

Zelensky, gati për të takuar kinezët


Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ai nuk e ka shqyrtuar planin e paqes të Kinës, por do të mirëpriste një takim midis Ukrainës dhe Kinës.

Kjo është bërë e ditur nga agjencia “Reuters”.

“Ne do të donim të takoheshim me Kinën”, tha ai gjatë një konference për shtyp në Kiev, të organizuar pas vizitës së kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, në prag të përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës.

Zelensky shpjegoi se Kievi i ka dërguar Pekinit një propozim për të takuar Kinën përmes kanaleve diplomatike.

Pekini ka kërkuar të pozicionohet si një palë neutrale në konflikt, duke ruajtur lidhje të ngushta me aleatin strategjik Rusinë.

“Unë mendoj se është një fakt shumë i mirë në përgjithësi që Kina filloi të flasë për Ukrainën dhe dërgoi disa sinjale”, tha Zelensky.

Ai shtoi se Kina i ka thënë se ka një iniciativë të tillë, por se ende nuk e ka parë ende dokumentin.

Ditën e mërkurë, kryediplomati kinez Wang Yi u takua me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe presidentin Vladimir Putin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore