Foto lajm

Zbulohet varri masiv me viktima shqiptarë në Serbi


Në Kizevak në jug të Serbisë, zbulohet një varr masiv me trupat e dhjetëra shqiptarëve etnik të vrarë gjatë luftës në vitet 1998-’99.

Në Kizevak në jug të Serbisë, është zbuluar një varr masiv me trupat e dhjetëra shqiptarëve etnik të vrarë gjatë luftës në vitet 1998-’99, njofton ekspertja Suzana Matejic, ditën e premte.

Sipas Kreut të Komisionit të Serbisë për personat e zhdukur, Velkjo Odaloviç, mendohet se mund të jenë rreth 17 trupa, ku identifikimi i tyre do të jetë i mundur pas analizës së ADN-së. Përfaqësuesi i Kosovës për personat e zhdukur, Ibrahim Makolli, tha se personat përgjegjës duhet të marrin dënimin e merituar.

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të  Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, disa javë më parë ka publikuar një hartë të varrezave masive në Serbi, ku ai për më tepër ironizon dhe BE-në në lidhje me trupat e shqiptarëve, që Serbia ka fshehur ndër vite.

Zbulimin e këtij varri të ri masiv erdhi si pasojë e përpjekjeve nga Serbia, Kosova, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe EULEX, misioni i drejtësise dhe policisë i BE-së në Kosovë.

Deri më tani, varri më i madh masiv që është gjetur në vitin 2001, në një kompleks policie afër Beogradit, përmbante më shumë se 800 trupa shqiptarë të Kosovës.

Kosova dhe Serbia vazhdojnë të kenë konflikte të thella mes njëra-tjetrës. Pavarësisht se Kosova mori pavarësinë në vitin 2008, Serbia është një ndër vendet qe nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Kjo sjellë dhe pasoja të rënda për anëtarësimin në BE të shtetit serb.

Normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve varet nëse do të nisin apo jo negociatat për anëtarësim në BE të të dy vendeve.