Lajme

Zbulohet një insekt në kohë pandemie – ekziston vetëm në Kosovë


Insekti Potamophylax Coronavirus, gjendet vetëm në Kosovë.

Prapashtesën Coronavirus e mbanë sepse për herë të parë u pikas në kohë pandemie.

Zbuluesi dhe pagëzori i këtij insekti është profesori i asociuar në Fakultetin e Shkencave Natyrore në Universitetin e Prishtinës, Halil Ibrahimi.

Sipas biologut kosovar, ky insekt është i domosdoshëm për mbarëvajtjen e komunitetit të organizmave në lumenj.

Halili për Albanian Post ka treguar se këto lloj insekte janë tregues për gjendjen e rënduar të ambientit si dhe ajrin e ndotur.

Ai po ashtu ka thënë se duhet ndërmarrë masa radikale për ta ndaluar degradimin e mëtejshëm të natyrës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore