
Policia e Tiranës ka zbuluar një natë më parë një depo që merrej me modifikimin e armëve në zonën e Kodër-Mëzez. Sipas autoriteteve, këto armë do të përdoreshin për të kryer vepra kriminale.
Nga aksioni i policisë kanë përfunduar në pranga dy persona dhe janë sekuestruar disa armë zjarri të modifikuara dhe në proces modifikimi.
Personat e arrestuar, Elvis Bakalli, 30-vjeç dhe Dorian Kalo, 45-vjeç, të dy banues në Tiranë, u kapën në flagrancë duke punuar në depon e armëve.
Sipas njoftimit të Policisë, punishtja e armëve u gjet në një ambient brenda rrethimit të banesës së Elvis Bakallit. Aty blutë e Tiranës konstatuan makineri si: torno, freza dhe vegla të tjera pune që shërbenin për prodhimin dhe modifikimin e pjesëve/mekanizmave të armëve të zjarrit, si dhe për prodhimin e silenciatorëve të armëve.
Gjatë kontrollit autoritetet kanë sekuestruar tetë armë zjarri të llojit pistoletë, tre armë zjarri automatike, katër zhurmues si ato të armëve të zjarrit pistoletë, silenciatorë, pjesë të ndyshme armësh, një thikë, makineria që shërbente për prodhimin dhe modifikimin e pjesëve të armëve të zjarrit, municion luftarak dhe sende të tjera prej metali që përdoren për modifikimin dhe prodhimin e silenciatorëve të armëve të zjarrit, valixhe me pjesë armësh për modifikim, një sasi parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Armët e sekuestruara janë dërguar për ekspertizë me qëllim krahasimin e tyre me ato të gjetura në disa ngjarje kriminale.
“Nga hetimet dyshohet se këto armë siguroheshin nga persona me të shkuar kriminale dhe shiteshin për kryerjen e veprave kriminale kundër personit”, tha Lorenc Panganika, kreu i policisë së Tiranës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët, projektligji që ratifikon memorandumin Itali-Shqipëri: Çfarë po projekton Qeveria italiane
-
Zgjerimi i BE-së është imperativ gjeopolitik për sigurinë, thotë Gjermania
-
Drake shfaqet me xhaketë me flamurin shqiptar në videoklipin e Polar Opposites
-
Berisha: Duhet të ngrihemi me të gjitha mjetet e mosbindjes civile
Lajmet kryesore
-
Zgjerimi i BE-së është imperativ gjeopolitik për sigurinë, thotë Gjermania
-
Kosto të larta të marrëveshjes, Italia po mendon për video-konferenca për dëgjimet e emigrantëve
-
Ukraina “nuk do të tërhiqet” kundër Rusisë, pasi ajo kërkon mbështetjen e Perëndimit
-
Lajçak e informon Sarrazin-in për zhvillimet e fundit në dialog