Shqipëria

Zbulohet identiteti i viktimave të atentatit të Vlorës – të shkuar kriminale


Shpati Lena dhe Hakim Xhezo janë dy shtetasit të cilët mbetën viktima të atentatit të ndodhur gjatë paradites të së enjtes në Vlorë.

Emrat e tyre janë të njohur për policinë, pasi kanë qenë pjesë e një ngjarje kriminale të vitit 2019.

Në zonën e Ujit të Ftohtë grupi i Shpati Lenës vrau Arben Beqirajn pasi ky i fundit rrahu punëtorin që kujdesej për kalin e Eduart Xhezos. Shpati Lena ishte miku ndërsa Hakim Xhezo është i afërmi i pronarit të kalit, Eduartit.

Pas zënkës që ka ndodhur me punëtorin, kanë shkuar për tu sqaruar.

Menjëherë pas takimit kanë nisur përplasjet fizike deri në përdorimin e armëve, duke sjellë vrasjen e Arben Beqirajt dhe plagosjen e djalit të tij dhe Nesim Hodaj. Kjo ngjarje tronditi qytetin e Vlorës në pikun e sezonit turistik, ndërkohë që personat e përfshirë në këtë ngjarje kriminale si Ariel Kingji, Kristi Dolli dhe Shpati Lena u arrestuan nga policia.

Shpati Lena prej 3 vitesh ishte në kërkim si bashkëpunëtor në krim të vrasjes së Beqirajt në nëntor të 2019, por pavarësisht kësaj lëvizte i lirë në Vlorë dhe është arrestuar vetëm në 23 mars 2022 në një aksion të forcave “Shqiponja”, teksa mbante edhe armë me vete.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore