Lajme

Zbulohet fosili i një krijese të pazakontë 365 milionë vjeçare


Shkencëtarët kanë zbuluar rastësisht fosilin më të madh të një krijese gjigande në plazhin Northumberland, në Mbretërinë e Bashkuar.

Krijesa e njohur si Arthropleura, mendohet të ketë qenë më shumë se 2.5 metra e gjatë, dhe peshonte 50 kg.

Kjo krijesë u zbulua për herë të parë në vitin 2018, teksa një gur i madh rrëshqiti në gjirin e Howicik-ut.

Ajo do të shfaqet në Muzeun Sedgwick të Cambridge-it vitin e ardhshëm.

“Ne zbuluam atë rastësisht, dhe jemi shumë të lumtur”, tha Neil Davies, një shkencëtar.

“Mënyra se si guri kishte rënë, ai ishte çarë i hapur dhe ekspozoi në mënyrë të përsosur fosilin, të cilin një nga ish-studentët tanë të doktoraturës e pa kur po kalonte,” tha Davies.

Mendohet se krijesa gjigande ka jetuar rreth 365 milionë vjet më parë.

“Gjetja e këtyre fosileve gjigante një mijë këmbëshe është e rrallë, sepse sapo ata të vdesin, trupat e tyre priren të zhduken”, tha Davies.

Ky lloj fosili i gjetur si Arthropleura është i treti që është zbuluar. Por kjo e fundit është më e vjetër dhe më e madhe se dy të parat.

Studiuesit besojnë se për të arritur një madhësi kaq të madhe, Arthropleura duhet të ketë pasur një dietë me vlera të larta ushqyese.

Kjo nënkupton se ajo mund të jetë ushqyer  me arra dhe amfibë. Fosili do të dalë në ekspozitë publike në Cambridge në fund të vitit.

Një analizë e këtij studimi është botuar në  ‘Journal of the Geological Society’.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore