Vende

Zbulohet ‘anija e jahteve’ e parë në botë


Një anije e re rezidenciale është në dalje. Ajo është kaq e madhe, sa po quhet si “anija e jahteve”.

Duke patur masa gjatësie  ‘mbresëlënëse’ prej 728 metra, Somnio do të jetë jahti më i madh në botë “nga gjatësia dhe vëllimi” kur të nisë në 2024.

Somnio, që do të thotë “të ëndërrosh” në latinisht, u ideua nga Winch Design dhe Tillberg Design i Suedisë dhe do të ndërtohet nga projektuesi dhe ndërtuesi norvegjez VARD, me një kosto prej rreth 600 milionë dollarë.

Anija gjigande do të pajiset me 39 apartamente në gjashtë kate, si dhe restorante, bare dhe një klub plazhi në bord.

Sidoqoftë, procesi i blerjes është “vetëm me ftesë ose referim”, me çmimet e apartamenteve duke filluar nga mbi 11 milionë dollarë.

Një zëdhënës i projektit konfirmon për CNN Travel, se disa tashmë janë prenotuar.

“Yacht Liner”, është e para në botë, nga Winch Design.

Me emrin “anija e parë e jahteve” në botë, Somnio, e cila ka 39 apartamente në bord, do të nisë në mes të 2024-s.

Ndërsa identiteti i pronarëve do të mbahet sekret, ata që bëjnë prenotimin  do të përfitojnë nga shërbimet e portierit të plotë “si për nevojat në bord ashtu edhe për ato tokësore”, për të mos përmendur privilegjin e të pasurit jahtin më të madh në glob si adresën e tyre.

Secili prej 39 apartamenteve duhet të përfshijë “veçori të porositura” bazuar në preferencat e blerësit, por do të ketë një palestër, një bibliotekë, si dhe hapësira ngrënie brenda dhe jashtë, sipas një njoftimi për shtyp nga Winch Design.

Projektuesit që qëndrojnë pas Somnio-s, besojnë se ajo do t’u ofrojë pronarëve të njëjtin nivel shërbimi si një hotel me “shtatë yje”, së bashku me përfitimet e mëdha të zotërimit të një superjahti.

Shqetësimet mbi kujdesin ndaj shëndetit janë marrë gjithashtu në konsideratë, veçanërisht në dritën e pandemisë.

Ekipi thekson se “kujdesi mjekësor i një klasi të lartë botëror” do të jetë në dispozicion në bord, ndërsa thekson se kush do të jetojë në bord do të jetë “larg nga pandemitë dhe të tjera rreziqe globale “.

“Somnio do të jetë superjahti i vetëm rezidencial në botë dhe është hartuar në përputhje me standardet që janë në përpjesëtim me një jetë me mundësira të mëdha,” tha kapiteni Erik Bredhe, bashkë-themelues i Somnio, në një deklaratë.

Kostoja e ndërtimit, projektimit dhe pajisjes së projektit të ardhshëm do të jetë rreth 600 milionë dollarë.

“Pronarët do të ndajnë një mënyrë jetese vërtet unike në det, me një ekuipazh të zgjedhur dhe një itinerar global të destinacioneve dhe përvojave të zgjedhura me kujdes, që i përshtaten një jahti të kësaj natyre”.

Ndërsa Somnio në fund të fundit do të jetë një vendbanim, projektuesit thonë se qëndrueshmëria mjedisore duhet të jetë në fokus dhe jahti do të “ndihmojë shkencëtarët dhe ekspertët detarë të kryejnë kërkime në mjediset oqeanike”.

Disa nga pajisjet e përbashkëta në bord në dispozicion përfshijnë një bodrum vere me kapacitet prej 10 mijë shishesh dhe dhomë provë dhe një sallë pritjeje në harkun e anijes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore