Lajme

Zbulohen kimikate toksike PFAS në letrat higjienike në mbarë botën


Letra higjienike dhe mbetjet e derdhura në tualete dhe të dërguara në impiantet e trajtimit të ujërave të zeza ndoshta krijojnë një burim të rëndësishëm të ndotjes së ujit,

Të paktën kështu ka zbuluar një studim i ri.

Pasi në fabrikën e ujërave të zeza, kimikatet mund të derdhen në llumin e ujërave të zeza që përfundimisht përhapen në tokat bujqësore si pleh, ose derdhen në rrugët ujore.

“Letra higjienike duhet të konsiderohet si një burim potencialisht kryesor i PFAS-it që hyn në sistemet e trajtimit të ujërave të zeza”, kanë thënë autorët e studimit.

Kimikatet toksike PFAS janë një klasë prej rreth 14 mijë kimikatesh që zakonisht përdoren për të bërë mijëra produkte të konsumit që t’i rezistojnë ujit, njollave dhe nxehtësisë.

Ata quhen “kimikate të përhershme” sepse nuk shpërbëhen natyrshëm dhe janë të lidhura me kancerin, komplikimet e fetusit, sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet e veshkave, çrregullimet autoimune dhe çështje të tjera serioze shëndetësore.

Studimi kontrolloi 21 marka kryesore të letrës higjienike në Amerikën e Veriut, Evropën Perëndimore, Afrikë, Amerikën Qendrore dhe Amerikën e Jugut, por nuk përmendi emrat e markave.

PFAS mund të përthithet nga lëkura, por nuk ka asnjë hulumtim se si mund të hyjë në trup gjatë procesit të fshirjes. Sidoqoftë, ai ekspozim “padyshim që ia vlen të hetohet”.

Po ashtu markat që përdornin letër të ricikluar kishin po aq PFAS sa ato që nuk e përdornin, dhe mund të ndodhë që nuk ka shmangie të PFAS-it në letrën higjienike, sipas Jake Thompson, autori kryesor i studimit.

“Unë nuk po nxitoj të ndryshoj letrën time higjienike dhe nuk po them që njerëzit duhet të ndalojnë përdorimin ose të zvogëlojnë sasinë e letrës higjienike që përdorin”, ka vijuar ai.

“Çështja është se ne po identifikojmë një burim tjetër të PFAS-it dhe ai thekson se kimikatet janë të kudogjendura”, ka shtuar autori.

Nivelet e zbuluara të PFAS-it janë mjaft të ulëta për të sugjeruar që kimikatet përdoren në procesin e prodhimit për të parandaluar ngjitjen e letrës në makineri, sipas Thompson.

PFAS shpesh përdoren si lubrifikantë në procesin e prodhimit dhe disa nga kimikatet lihen mbi ose në mallrat e konsumit.

Një grup tregtar që përfaqëson industrinë e letrës higjienike ka deklaruar se asnjë PFAS nuk i shtohet letrës higjienike. Por Thompson ka thënë se provat duket se sugjerojnë të kundërtën megjithëse mund të jetë e vërtetë që nuk janë shtuar qëllimisht.

“Kompanitë mund të mos jenë të vetëdijshme se është përdorur sepse mund të vijë nga prodhuesi i instrumenteve që ata përdorin”, ka theksuar ai.

Studimi gjithashtu kontrolloi ujërat e zeza në tetë impiante të trajtimit të ujërave të zeza dhe zbuloi se ka të ngjarë që kimikatet e gjetura në letra të përfaqësojnë pjesën më të madhe të përbërjes që gjendet në ujërat e zeza.

Megjithatë, PFAS janë aq të zakonshme sa është e vështirë të fiksohet burimi i tyre me saktësi, gjë që flet për çështjen më të madhe rreth përdorimit të gjerë të kimikateve.

“Si shoqëri ne duhet të vendosim se çfarë të bëjmë për këtë problem”, ka thënë ai.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore