Sport

Zaniolo: Jam përjetësisht falënderues ndaj Romës


Nicolo Zaniolo u transferua te klubi turk, Galatasaray para pak ditësh, duke lënë Romën.

Pas kësaj lëvizjeje, Zaniolo  shprehu mirënjohje për periudhën që kaloi te Roma dhe falënderoi verdhekuqtë në një postim në rrjetet sociale.

“Kur shkova te Roma, më pritën si të isha në shtëpi. Ky kub më rriti dhe më dha një mundësi, të cilën u përpoqa ta shfrytëzoj në maksimum duke luftuar për këto ngjyra dhe djersitur fanellën”, tha fillimisht Zaniolo.

“Ky udhëtim është përbërë nga emocione unike, ku më i madhi ishte padyshim ai i 25 majit në Tiranë, ai gol, ajo kupë e gjitha e jona”, shtoi Nicolo.

“Janë thënë shumë gjëra, por tani që jemi ndarë, jam unë që dua të them diçka. Ishte një nder. Jam përjetësisht falënderues”, tha mes tjerash sulmuesi italian.

Kujtojmë që 23-vjeçari ishte pjesë e Romës që nga viti 2018 kur u transferua nga Inter-i, derisa veshi fanellën verdhekuqe në 128 ndeshje, duke shënuar 24 gola dhe duke dhuruar 18 asistime.

Zaniolo së fundi prishi marrëdhëniet me klubin kryeqytetas, duke refuzuar rinovimin e kontratës, derisa edhe u përjashtua nga skuadra.

Dëshira e tij ishte të transferohej te Milan-i, por kuqezinjtë nuk përmbushën kërkesat financiare të Romës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore