Stil

Ylli i serisë “Euphoria” – rrëfen çrregullimet e të ngrënit pasi u quajt “e trashë”


Ish-aktorja e pornografisë, tashmë ylli i serisë më me nam të momentit “Euphoria”, Chloe Cherry, ka zbuluar se kur ishte në moshën 18 vjeçe, kishte pasur çrregullim të të ngrënit, pasi që një agjent i filmave me pullë të kuqe e kishte etiketuar si “të trashë”.

Sipas, Cherry, agjenti i kishte thënë asaj se – “të gjithë thonë se jeni e shëndoshë dhe mënyra më e shpejtë për të humbur peshë është duke mos ngrënë”.

Ylli i “Euphoria” , ka thënë se komenti i agjentit, e kishte quar atë në çrregullimin e saj të të ngrënit, sepse aso kohe ajo ishte një adoleshente.

Chloe Cherry.

“Ai ma tha këtë kur isha 18 vjeç dhe ishte shumë e frikshme sepse askush në gjithë jetën time nuk kishte thënë se isha i shëndoshë dhe më pas u bë thjesht një obsesion”, ka thënë 24 vjeçja.

Cherry – e cila luan Faye në serialin hit të HBO – filloi një dietë të rreptë dhe duke e kufizuar veten në 200 kalori në ditë. Ajo shtoi se do ta fshihte çrregullimin duke pretenduar se ishte e shëndetshme dhe duke pirë vetëm një lëng jeshil në ditë.

Tutje, ajo tha se për të ndaluar këtë çrregullim, ajo duhej të ndalonte të gjitha dietat, duke përfshirë të qenit vegane.

Aktorja, rekomandoi gjithashtu që kushdo që lufton me një çrregullim të të ngrënit duhet të vizitojë një profesionist të shëndetit mendor.

Chloe Cherry.

“Isha thjesht e mjeruar dhe nuk e trajtoja mirë trupin tim, dhe tani që nuk numëroj asnjë kalori dhe fjalë për fjalë thjesht ha gjithçka që dua dhe bëj gjithçka që dua, trupi im në fakt duket më mirë se kurrë më parë”, tha ajo.

“Unë nuk e kufizoj aspak dietën time. Dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se shumë njerëz nuk mendojnë se unë kalova një çrregullim të të ngrënit”, shtoi ajo.

Më herët në intervistën me prezantuesin Alex Cooper, Cherry tha se do të dëshironte të bënte pornografi për kaq shumë kohë, por vazhdoi të fliste jashtë saj derisa pa në mediat sociale se si yjet e tjerë pornografikë jetonin jetën e tyre të përditshme.

Chloe Cherry.

“Ka një term që quhet ‘të jesh e lindur për pornografi’ dhe është kur thjesht je në gjendje ta bësh. Ashtu si disa njerëz janë në gjendje të hapin gojën dhe të këndojnë një këngë shumë mirë, e dini? Isha shumë rehat në atë profesion”, pranoi Cherry.

Aktorja, tashmë është pjesë e kastit të serisë “Euphoria”, e cila ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, dhe njihet për ekspozim të tepruar të skenave intime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore