Shqipëria

Xhaçka takon Varhelyin: Dështimi i negociatave do të cenonte besueshmërinë e BE-së


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ku është folur për rrugën shqiptare të integrimit të union.

“U takova me Oliver Varhelyin në paraprirje të takimit mes Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së dhe ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Xhaçka në Twitter.

Më tej, ajo vijon duke thënë se është dakordësuar me komisionerin mbi qëndrimin se Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, duhet të mbahet në qershor.

Në të kundërt, impakti do të jetë negativ dhe besueshmëria e BE-së së bashku me situatën në Ballkanin Perëndimor, do të cenohen.

Procesi i integrimit për Shqipërinë mbahet peng nga një veto bullgare e vendosur ndaj Maqedonisë së Veriut. Për shkak se unioni e sheh rrugën e dy vendeve si të përbashkët dhe mbi të gjitha për shkak se Sofja nuk duket se do ta heqë veton ndaj Shkupit, Shqipëria është penalizuar dhe mund të penalizohet sërish mbi hapjen e negociatave.

Shpresa është e madhe se në mbyllje të presidencës franceze, gjërat mund të ndryshojnë. Por, faktet flasin në të kundërt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore