Shqipëria

Xhaçka në Antalya: BE-ja të vazhdojë të qëndrojë e përkushtuar ndaj rajonit


“Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të qëndrojë e përkushtuar ndaj rajonit përmes veprimeve konkrete dhe duke mbajtur premtimet e saj”.

Kështu u shpreh ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, të dielën e 20 qershorit gjatë pjesëmarrjes në Forumin Diplomatik të Antalya-s, me temë “Fqinjët shohin së bashku: E ardhmja e Evropës”.

Pjesëmarrës në Forum ishin euro parlamentari Sergey Lagodisnky, përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ish-kryeministri rumun Viktor Ponta.

Më tej Ministrja vendosi theksin se “politika e zgjerimit bazohet mbi parimin e hekurt të vlerësimit të meritës së çdo vendi”, duke shtuar se “kjo kërkon parashikueshmëri të procesit, nëpërmjet të cilit çdo arritje standardesh apo kriteresh duhet të çojë në hapin e radhës në rrugën drejt BE-së”.

Ndërkaq Xhaçka deklaron se vendet që po zbatojnë kushtet për reforma të vështira duhet t’i jepet një mbështetje e pazëvendësueshme nga BE-ja.

Nga ana tjetër Lajçak dhe Lagodinsky nënvizuan se “nuk duhet të ketë më asnjë vonesë për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

Kjo ishte dita e tretë në Turqi e pjesëmarrjes së vendeve në Samitin dhe Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Si dhe Forumi i parë Diplomatik i Antalya-s, ku morën pjesë drejtues nga mbi 30 vende të botës. Shqipëria u përfaqësua nga delegacioni i drejtuar nga Xhaçka.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore