Aplikacione

X zgjeron funksionet për përdoruesit e Android


Rrjeti social X ka zgjeruar opsionet e thirrjeve për përdoruesit e telefonave Android, pasi që thirrjet me audio dhe video ishin paraqitur fillimisht për përdoruesit e sistemit operativ iOS në vitin 2023.

Linda Yaccarino, CEO e X, ka bërë të ditur se bisedat me video janë pjesë e iniciativës së drejtorit të përgjithshëm Elon Musk për të krijuar një “aplikacion për të gjithë”.

Elon Musk thừa nhận rằng mạng xã hội X có thể thất bại

Megjithatë, këto opsione janë kryesisht të disponueshme për abonentët premium, ndërsa të gjithë përdoruesit kanë mundësinë të pranojnë thirrje, pa marrë parasysh nëse janë abonentë premium apo jo.

Përndryshe, është e mundur të kontrolloni se kush mund t’iu ftojë për bisedë në X.

Kufizimet mund të jenë të dobishme për të shmangur telefonatat e padëshiruara, pasi personat në anën tjetër të linjës nuk kanë nevojë të kenë një numër telefoni për t’iu kontaktuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore