Sport

Wolves po konsideron të rikthejë trajnerin Nuno


Wolverhampton Wanderers po mendon të ri-angazhojë ish-menaxherin Nuno Espirito Santo vetëm 18 muaj pasi u largua nga klubi, raporton Daily Telegraph.

48-vjeçari ishte në krye pasi Wolves fitoi promovimin nga Championship, u vendos në Premier League dhe u kualifikua në Europa League gjatë katër viteve të tij në Molineux.

Megjithatë, ai u largua në fund të sezonit 2020-21 dhe u emërua nga Tottenham.  Por ai qëndroi vetëm pesë muaj në klubin verior të Londrës përpara se të shkarkohej dhe të zëvendësohej nga Antonio Conte. Ai tani është në krye të klubit saudit Al Ittihad.

Wolves shkarkoi zëvendësuesin e Nunos, Bruno Lage, në fillim të këtij muaji.

Pasi ata nuk ishin në gjendje të emëronin objektivin e tyre kryesor, Julen Lopetegui, klubi tani po shikon alternativa duke përfshirë ish-trajnerin e Watford, Rob Edwards dhe trajnerin e Mainz, Bo Svensson.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore