Sport

Wimbledon shpreson për më shumë se 25% kapacitet


Turneu më i vjetër i tenisit, Wimbledon, shpreson që më shumë se 25% e kapacitetit të stadiumeve do të hapen për tifozët gjatë muajit të ardhshëm.

Duke parë testimet e shumta që po bëhen për tifozët, sidomos nga Premier League, organizatorët thonë që ka sinjale pozitive për rritjen e kapacitetit të blietave.

Po ashtu, besohet se me datë 21 qershor, limitet në kontaktin social do të anulohen ka 21 qershori.

Wimledon, që fillon më 28 qershor, në situatë normale, pret një numër prej rreth 42,000 tifozëve.

Në vitin 2019, kur u organizua për herë të fundit, në total kishte një pjesëmarrje prej 500,397 tifozëve.

Për herë të parë që nga lufta e dytë botërore, në vitin 2020 u shty pandemia për shkak të pandemisë COVID-19.

Për të shmangur radhët e mëdha, biletat do të shiten onlinë.

Organizatorët shpresojnë për një pjesëmarrje më të madhe se 25%.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore