Aplikacione

WhatsApp me një funksion të ri


WhatsApp zyrtarisht publikon funksionin për dërgimin e video mesazheve, një veçori që ka munguar për një kohë të gjatë në këtë platformë.

Video mesazhet e reja do të kenë një kohëzgjatje prej 60 sekondave dhe do të mbrohen nga enkriptimi “end-to-end”.

Për të dërguar një video mesazh, përdoruesi duhet të klikojë ikonën e dërgimit të mesazheve audio që ishte e disponueshme më parë. Në këtë mënyrë, mund të hyjë në modalitetin e video mesazheve. Pasi të jetë në modalitetin e duhur, përdoruesi mund të xhirojnë video mesazhin duke mbajtur të klikuar ikonën siç bëhet për audio mesazhet.

Kur përdoruesi largon gishtin, video mesazhi dërgohet automatikisht. Një mundësi tjetër është rrëshqitja lart, që e mundëson xhirimin e videos pa nevojën për të mbajtur butonin e shtypur, njësoj si në audio mesazhe.

Përveç kësaj, WhatsApp ka sjellë një ndryshim edhe në mënyrën se si video mesazhet paraqiten në biseda. Videot do të luajnë automatikisht pa zë kur hapet biseda. Nëse përdoruesi dëshiron ta dëgjojë zërin e videos, mund ta ndezë duke klikuar mbi videon.

Ky ndryshim është një hap i rëndësishëm përpara për WhatsApp, që do të përmirësojë përdorimin dhe eksperiencën e përdoruesve në platformë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore