Sport

West Ham, Lingard dhe ëndrra për Champions-in


Jesse Lingard, mrekullia e papritur e sezonit po udhëheq sigurt çekanët e West Ham drejt ëndrrës Champions.

Në ndeshjen përballë Wolves të hënën në mbrëmje, West Ham fitoi me rezultat minimal 2-3 brenda në “Molineux”.

Çekanët shënuan tre golat e parë të ndeshjes, që të gjitha në pjesën e parë.

Protagonist absolut ishte Jesse Lingard i cili ishte i përfshirë në dy nga tre golat e skuadrës së Moyes.

Fillimisht ai shënoi në minutën e gjashtë, për 0-1. Epërsinë e dyfishoi Pablo Fornals vetëm tetë minuta më vonë, në të 14-ën.

Golin e tretë e shënoi Boëen në të 39-ën, me Lingard që ishte vendimtar me asistimin e tij.

Wolves arriti të shënoi dy herë me anë të Dendocker një herë dhe Silva një herë, por nuk arritën që të gjejnë edhe golin e barazimit.

Lingard ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tre asiste që nga transferimi i tij nga Manchester United-i në janar.

Kjo po i ndihmon West Ham-it të ëndërroj për Champions-in. Aktualisht, çekanët janë në vendin e katërt, me 52 pikë, para Chelsea-s, Liverpool-it dhe Tottenham-it.

Me tetë ndeshje nga fundi, Moyes dhe skuadra e tij kanë çdo të drejtë të mendojnë për kualifikimin në Champions League për sezonin 2021/22.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore