Sport

Warner thyen rekordin olimpik në dhjetëgarësh


Damian Warner nga Kanadaja ka arritur të fitojë dhjetëgarëshin duke lënë pas Kevin Mayer të Francës, Ash Moloney të Australisë, Garrett Scantling e SHBA dhe Pierce LePage e po të Kanadasë.

Warner theu rekordin olimpik pasi arriti të merrte në total 9 mijë e 18 pikë, duke kaluar rekordin e mëparshëm të vendosur në Rio 2016 nga Ashton Eaton.

Medalje e artë për Warner, argjendi për Mayer dhe bronzi për Moloney, i cili vendosi rekordin në Oqeani me 8 mijë e 649 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore