Walker i gëzuar për takimin me Kurtin, “i zhgënjyer” që Osmani anuloi takimin “minutën e fundit”
“Për atë çfarë Albini [Kurti] më tha, takimi me Sekretarin tonë të Shtetit ishte pozitiv, në forcim të marrëdhënieve jetësore ShBA-Kosovë për të cilën kam qenë i shqetësuar, dhe sipas mendimit tim, marrëdhënia më e rëndësishme jetësore që Kosova duhet ta ketë në këto kohëra të vështira”.
Kështu e shpjegoi përmbajtjen e takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ish-Ambasadori i OSBE-së, William Walker, për Albanian Post.
Sa i përket disponimit personal të takimit me kryeministrin, Walker tha se takimi “ishte shumë i mirë, miqësor, dhe i relaksuar”.
“Nuk ishim takuar qe shumë kohë, dhe ishte mirë shumë që u takuam”.
Por as kësaj here, ish-ambasadori Walker nuk ishte pa një zhgënjim.
“Zhgënjim ishte që Presidentja [Vjosa Osmani] u desh ta anulonte takimin minutën e fundit”.
“Me të vërtetë kisha pritur ta takoja”, tha Walker për Albanian Post.
Megjithëkëtë, Walker u shpreh se “mbresëlënëse” ishte Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
“Më ra ta takoj ministren e energjisë/ekonomisë, e cila favorshëm më la përshtypje”.
Më 21 korrik, Walker gjatë një interviste për AP pati thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës “nuk janë më siç kanë qenë në të kaluarën”.
Rënie që Kosovës s’guxon t’i ndodhë, “për shkak se këto raporte janë të rëndësisë së jashtëzakonshme”, pati thënë ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama: Kush flirton me korrupsionin nuk ka punë me ne, por me drejtësinë
-
Këshilli Evropian jep dritën jeshile për instrumentin e ri të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor
-
Loja “e fshehtë” e Netanyahut, i cili ka frikë të humbasë koalicionin nëse dorëzohet tani
-
Kosova e Serbia s’mund të përfitojnë nga miliardat e BE-së pa i normalizuar raportet