Kosova

Vulin shpërthen me histeri ndaj William Walker-it, e quan “vampir”


Ministri i Policisë së Serbisë, Aleksandër Vulin

Në një takim virtual të organizuar nga përfaqësues të diasporës shqiptare, ish-ambasadori i misionit të OSCE-së në Kosovë, William Walker, ka pohuar se është e nevojshme që diaspora shqiptare, kudo dhe ngado që ata janë, të unifikohen.

“Ekspertiza e diasporës (në Kosovë) është injoruar, ndërsa paraja e tyre, jo”, ka komentuar Walker.

Walker, në bashkëbisedim më përfaqësuesit shqiptar ka thënë se “forcat e diasporës kanë mbështetjen time të plotë” dhe se ju uron sukses “në Asamblenë e caktuar për 2 prill”.

Ndërsa, në mënyrë histerike është përgjigjur ndaj kësaj bisede miqësore të Walker-it, ministri i Policisë së Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili e quajti ”vampir”.

Aleksandër Vulin, ministër i Policisë në Serbi, njeriu që njihet për deklarata famëkeqe dhe shoviniste për “krijimin dhe unifikimin e botës serbe”, këtë pohim të Walkerit, i cili nuk mëveshë pushtet politik, e ka quajtur “vampirizëm që po kthehet”.

“Ai vampir është kthyer nga diku dhe dëshiron të pijë gjakun e dikujt. Më vjen keq që ai njeri ekziston, më vjen keq që është ende aty, së pari për gënjeshtrat dhe tmerret që i ka sjellë popullit serb, që nga (Masakra) e Reçakut e më tej”, ka shpërthyer Vulin.

Nostalgjiku dhe toniku aktual i idesë së kahmotshme të “Serbisë së Madhe”, ministri Vulin, është shprehur i indinjuar se kur përmendet “Shqipëria e Madhe” s’bëhen llafe, porse “kur përmendet ‘Bota Serbe’” i gjithë Ballkani zgjodhet në këmbë.

Ndërsa për Walker-in ka vazhduar të thotë se “ai nuk duhet të nënvlerësohet. Ai kurrë s’ka folur me mendje të tij. Është këtu për të vazhduar agjendën e tij politike për të cilën ka punuar tërë jetën. Ai sjellë trazira dhe jo-stabilitet kudo që e dërgojnë”.

Kryetari i të ashtuquajturës Komisioni i Kuvendit të Serbisë për Kosovën , Milovan Dreçun, thotë se tani për tani “nuk mund të vlerësojë nëse thirrja e ish -shefit të Misionit të OSCE -së në Prishtinë, William Walker, për të bashkuar të gjithë shqiptarët në diasporë do të kthehet në një lëvizje serioze politike”.

“Dy gjëra janë të rëndësishme, duket se ka qenë një takim i përfaqësuesve të diasporës shqiptare, Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Japonisë dhe Afrikës. Ivica Daçiç tha më herët se kohët e fundit dhjetë përfaqësues të diasporës shqiptare ishin pranë Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, dhe ne nuk e dimë nëse këto ngjarje janë të lidhura “, thotë Dreçun.

Dreçun, me gjykim të njëtrajtshëm e konsideron se Walker “po paguhet nga diaspora shqiptare” dhe se këtë e ka motor shtytës të tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore