Lajme

Vulin: Protesta e së shtunës i ka kushtuar policisë 1 milion euro


Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin,

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka deklaruar se protesta e së shtunës në Serbi, i ka kushtuar policisë 1.1 milionë euro.

“Kur këta aktivistë flasin për ndarje të parave për fëmijët që kanë nevojë trajtim mjekësor, le ta kujtojnë që ato para i kanë harxhuar tashmë”, ka thënë Vulin.

“Nuk kemi pasur nevojë t’i harxhojmë ato para. Policia nuk është dashur të jetë aty skajshmërisht e angazhuar”.

Ai shtoi se, në atë mënyrë, dëmtohet nga fakti se është ndalur komunikacioni, se dikush nuk ka dashur të kalojë nëpër Serbi, kështu që ka paguar tarifën në Rumani, se disa mallra apo ndonjë njeri nuk ka arritur në destinacion.

“Shumica dërrmuese e njerëzve që dolën të shtunën nuk kanë marrë para nga Fondacioni Rockefeller qëkur, por organizatorët e protestës dhe ata që mbështesin këta njerëz marrin para nga fondacionet e huaja”, tha Vulin, duke shtuar se duhet të dihet vetëm se kjo nuk ka lidhje me ekologjinë dhe mjedisin, përcjell Danas.

Në Serbi shpërthyen një seri protestat mbi Ligjin për Shpronësim dhe Referendum, nga Organizata Kryengritëse Ambientaliste, të cilët pretendojnë se po hapet rruga për ndërtimin e minierës Rio Tinto, e cila do të bëjë eksploatim masiv të linjitit.

Ambientalistët argumentojnë se kjo do të ishte fatale për ekologjinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore