Lajme

Vuçiç: Ish-qeveritë kanë dhënë nëntë leje për punimet në minierën e Rio Tintos


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një fjalim të jashtëzakonshëm drejtuar qytetarëve tregoi nëntë dokumente që miratojnë punimet në minierën Rio Tintos në Serbi, të gjitha të miratuara në periudhën 2004-2012.

Siç tha ai, në vitin 2004, Ministria e Minierave dhe Energjetikës nxori një vendim që lejonte Rio Tinto të eksploronte në territorin e Loznicës.

“Ju e dini se kush ishte në pushtet, është e qartë për të gjithë se kjo është qeveria e mëparshme në të cilën ishin Djilas, Jeremiç, Tepic, Tadiç, Zelenoviç dhe të gjithë të tjerët”, theksoi Vuçiç.

Ai tha se dokumenti kyç është miratuar në vitin 2012, i cili është “dokumenti i parë dhe i vetëm që lejon çdo lloj shpimi dhe bërje pusesh në territorin e Serbisë”.

“Nuk kemi veprime të reja dhe nuk do t’i kemi deri në vendimet përfundimtare. Rio Tinto-s iu dha një vit për të studiuar këtë vit dhe procesi as që ka filluar”.

“Pra, sigurisht që do të presim të paktën një vit e dy ose tre muaj për një studim mbi ndikimin në mjedis, pas së cilës do të merren vendime të mëtejshme dhe publiku do të informohet”, shtoi ai.

“Do të jem gati të flas ditë e natë dhe të dëgjoj çdo burrë, fshatar dhe zonjë”.

Vuçiç po ashtu potencoi se ende nuk ka nënshkruar një sërë ligjesh, duke përfshirë ndryshimet në Ligjin për shpronësim.

Ai shtoi se Serbia do të jetë vendi me ritmin më të lartë të rritjes në mbarë Evropën në dy vitet e fundit.

Protestat në Serbi

Miratimi i Ligjit për Referendum nxitë protesta masive në Serbi

Miratimi i Ligjit për Referendum dhe ai për shpronësime ka nxitur protesta masive në Serbi.

Aktivistë të mjedisit dhe qytetarë të shumtë, të shtunën e 27 nëntorit kanë bllokuar qarkullimin në disa qytete, ku nuk kanë munguar edhe përleshjet me policinë serbe.

Protestat u zhvilluan në Beograd, Novi Sad, Preljina, afër Kragujevcit, në Shabac, Valjevë, por edhe në qytete të tjera.

Gjatë bllokadës së protestuesve nga ana e policisë ka pasur përleshje të ashpra në Beograd dhe Novi Sad, ku edhe kanë ndodhur arrestime të protestuesve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore