Lajme

Vuçiç: Do t’i lutem Putinit për çmim më të lirë të gazit


Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar të mërkuren se çmimi i gazit është i “një rëndësie të jashtëzakonshme” për vendin dhe qytetarët e Serbisë.

Vuçiç në fjalimin e tij para publikut tha se nëse çmimi i gazit nga Rusia është 500 dollarë për 1000 metra kub, kjo do të thotë një humbje direkte vjetore për Serbinë prej 600 milionë eurosh.

“Nëse kemi një çmim prej 300 dollarë për 1000 metër kub, dhe na duhen tre miliardë metra kub gaz në vit, dhe nëse marrim një çmim prej 500 që është dukshëm më i mirë se çmimi në bursë, kjo është një humbje e drejtpërdrejtë prej 600 milionë eurosh për vendin tonë, në nivel vjetor”, ka deklaruar Vuçiç, transmeton Tanjug.

Presidenti serb thekson se kjo në mënyrë indirekte do të thotë humbje prej më shumë se një miliardë eurosh, sepse me atë çmim Serbia nuk do të mund të tërheqë investitorë.

Siç shpjegoi ai, kostot e operimit të kompanive do të jenë më të larta, kjo do të ndikojë në inflacion dhe do të tërheqë shtesë çmimin e energjisë elektrike.

Vuçiç thekson se për këto arsye është “nervoz” para takimit të nesërm me presidentin rus Vladimir Putin, edhe pse siç thotë ai ka “marrëdhënie të mira dhe miqësore me të”.

“Por unë kam përgjegjësi për vendin dhe do të luftoj, do të luftoj për interesat e vendit tonë dhe do t’i kërkoj të na takojë. E di se çfarë do të kërkoj prej tij dhe nuk jam i sigurt se do të kisha pranuar atë në vend të tij. Por unë do të luftoj dhe do të lutem, do të lutem për vendin dhe popullin tim”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë shtoi se rezervat e gazit të vendit tonë kanë rënë në 128 milionë metra kub gaz dhe se nesër një nga temat më të rëndësishme në bisedën me presidentin Vladimir Putin do të jetë gazi.

“Gazi është një çështje kyçe për ne, aktualisht kemi rezerva të gazit prej 128 milionë metra kub, ndërsa më parë kemi pasur 261 milionë”, tha Vuçiç.

Vuçiç tha se për shkak të kësaj, “ne nuk kemi pse të importojmë sasitë e nevojshme të energjisë elektrike me çmime kaq të larta, të cilat arrijnë në disa milionë euro në baza ditore”.

“Këto janë aktualisht humbje të mëdha për shumë vende, dhe veçanërisht për vendet e rajonit”.

“Çmimi i gazit në bursë në mëngjes ka qenë 1064 dollarë, gazin e paguajmë 270 dollarë, kurse energjia elektrike është nga 250 deri në 300 megavat në të gjithë Evropën, ndërsa në vendin tonë çmimi është 50 euro. për megavat”, tha Vuçiç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore