Lajme

Vuçiç demantohet nga EULEX-i: S’pranuam letër nga ai, kontaktuam MPB-në serbe për rastin e tre policëve


Ilustrim

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë për media deklaroi se i ka dërguar Misionit Evropian për sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) një letër për arrestimin e tre policëve kufitar të Kosovës, megjithatë një gjë e tillë është mohuar nga vetë ky mision.

Zyra për Media e EULEX-it, këtë të hënë ka njoftuar, se ky mision nuk ka pranuar asnjë letër nga presidenti serb, duke shtuar se EULEXI ka kërkuar dhe ka marrë informacion për këtë rast nga Ministria e Brendshme e Serbisë në bazë të Protokollit për bashkëpunim policor me këtij misioni dhe MPB-së serbe.

“Presidenti i Serbisë nuk i ka dërguar letër EULEX-it për rastin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës. Përveç me Ministrin e Brendshme të Serbisë, EULEX-i është në kontakt edhe me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in në lidhje me rastin”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga ky mision.

Çfarë ndodhi? 

Tre policë të Kosovës janë kidnapuar të mërkurën në mesditë nga forcat serbe, brenda territorit të Kosovës, në një nga rrugët e veriut të vendit, që sipas Policisë, shfrytëzohej si rrugë ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë nga Serbia.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës, kidnapimi i tyre është bërë në një pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare.

Sipas njoftimit, tre policët që ishin në detyrë në këtë pikë statike, kishin njoftuar bazën se kanë vërejtur persona të maskuar dhe armatosur. Kur në vendin e ngjarjes, sipas njoftimit, kanë arritur njësitet shtesë të Policisë, aty është gjetur vetura zyrtare, por jo edhe policët.

Ndërsa Gjykata e Lartë në Kralevë, shqiptojë të premten masën e paraburgimit prej 30 ditësh për tre policët e kidnapuar nga policia serbe brenda në territorin e Kosovës.

Sipas autoriteteve serbe, tre policët kosovarë dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënimin deri në 12 vjet burg.

Lirimin e menjëhershëm të tre policëve kanë kërkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar.

Megjithatë të njëjtit kidnapimin e tyre – siç e ka cilësuar Qeveria e Kosovës – e kanë cilësuar si ndalim/arrestim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore