Lajme

Vritet fotoreporteri i ‘Fox News’ në Kiev: Veteran i luftës


Kameramani i televizionit amerikan “Fox News”, Pierre Zakrzewski është vrarë teksa raportonte jashtë Kievit. Kështu ka deklaruar CEO e “Fox News”, Suzanne Scott.

Zakrzewski u vra dhe kolegu i tij, Benjamin Hall, u plagos kur automjeti i tyre u godit nga zjarri në hyrje dje në Horenka, rreth 20 km në veriperëndim të kryeqytetit.

“Pierre ishte një fotograf i zonës së luftës që mbuloi pothuajse çdo histori ndërkombëtare për ‘Fox News’ nga Iraku në Afganistan e deri në Siri gjatë qëndrimit të tij të gjatë me ne”, tha ajo. “Pasioni dhe talenti i tij si gazetar ishin të pakrahasueshëm”.

Hall, një korrespondent britanik 39-vjeçar, është ende duke u trajtuar në spital pas incidentit.

Ajo pason vdekjen e Brent Renaud, një regjisor amerikan, të dielën.

Ish-kolegët e Zakrzewski-t i kanë bërë homazhe atij në median sociale Twitter.

Kjo është dita e 20-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së, mbi 2.7 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 11 mijë.

Ndërsa rreth 2 mijë e 500 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse – mes tyre edhe fëmijë.

Për të ndjekur zhvillimet e fundit të luftimeve Ukrainë-Rusi kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore