Lajme

Vrasja e 14-vjeçarit në Prishtinë – policia në kërkim të dorasit


Shkolla fillore “Hilmi Rakovica” në Prishtinë

Një 14 vjeçar me inicialet R.H nuk arriti ta ndjekë mësimin të martën në shkollën fillore “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, pasi u therë me thikë për vdekje pranë qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Kodra e Trimave.

Sipas policisë, një person është marrë në pyetje lidhur me këtë rast.

Ndërkaq ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se pret që dorasi të prangoset sa më shpejt të jetë e mundur.

Në anën tjetër, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se duhet bëhet çmos që të parandalon raste të tilla.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore