Shqipëria

Von der Leyen diskutoi me Ramën për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama duke zbuluar tematikat e diskutuara të martën e 27 qershorit.

“Takim shumë frytdhënës me Edi Ramën. Diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe Planin tonë të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë”, shkruan zyrtarja e lartë evropiane në median sociale “Twitter”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore