Muzikë

“VMA 2023”: Kush pritet të performojë këtë vit në natën më të madhe të MTV-së?


Tanimë veçse jemi futur në atë kohë të vitit kur data e mbajtjes së ceremonisë së ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards (VMA)”, kështu që eksitimi po rritet përpara shfaqjes së madhe.

Kjo është një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në industrinë e muzikës, me yje të tillë si Shakira dhe Lil Wayne, të vendosur për të performuar.

Kur dhe ku do të mbahet ceremonia e “MTV VMA 2023”?

Çmimet “MTV Video Music Awards 2023” do të zhvillohen në Qendrën Prudential, e cila është në Newark, New Jersey.

“MTV VMA-të” e këtij viti do të jenë të martën, më 12 shtator, me shfaqjen që do të fillojë në orën 20:00, sipas kohës lokale në New Jersey.

Do të ketë gjithashtu një shfaqje paraprake, e cila do të nisë në orën 18:30.

Si mund t’i shikoni MTV VMA 2023 në TV ose në internet?

Logjikisht, “MTV Video Music Awards” do të transmetohet në MTV, por ngjarja do të ketë mbulim edhe nga kanalet e tjera, përfshirë MTV, MTV2, CMT dhe Logo.

A mund të blini bileta për në VMA?

Edhe pse shumë nga biletat më të lira për “MTV VMA-të” e vitit 2023 tashmë janë shitur, kanë mbetur ende disa.

Ju ende mund të gjeni disa bileta “MTV VMA” në platformën Vivid Seat, megjithëse ato bileta kushtojnë aktualisht 997 dollarë.

Cila është lista e plotë e interpretuesve të “MTV VMA 2023”?

Ndërsa biletat janë të shtrenjta, të pranishmit do të kenë mundësi të shohin shumë artistë të ndryshëm muzikorë të gjithë në të njëjtën skenë.

Lista e plotë e interpretuesve të konfirmuar të “MTV VMA 2023” përfshinë artistët më eminentë si: Anitta, Demi Lovato, Diddy, Doja Cat, Karol G, Kelsea Balerini, Lil Wayne, Maneskin dhe Shakira.

Përveç të gjithë interpretuesve të mësipërm të “VMA 2023” që janë rezervuar për shfaqjen kryesore, NLE Choppa, Sabrina Carpenter, Kaliii, Renee Rapp dhe The Warning do të performojnë gjithashtu në skenën e zgjeruar ose në para-shfaqjen.

Duket se do të jetë një natë epike me muzikë dhe argëtim – por edhe me surpriza ekskluzive.

Përndryshe, “MTV Video Music Award” u krijua nga rrjeti amerikan MTV për të nderuar artistët me videoklipet më të mira.

Në ceremoninë e parë të “MTV Video Music Awards” në vitin 1984, nderimi i videos së vitit iu dha grupit “The Cars” për videon “You Might Think”.

Fillimisht, të gjithë fituesit u përcaktuan nga një panel i veçantë i regjisorëve të videove muzikore, producentëve dhe drejtuesve të kompanive diskografike.

Që nga çmimet e vitit 2006, fituesit e kategorive kryesore përcaktohen nga votat e shikuesve përmes faqes së internetit të MTV-së, ndërsa juria vendos në kategoritë teknike.

Taylor Swift mban rekordin për më shumë fitore, me gjithsej tre për “Bad Blood” (2015), “You Need to Calm Down” (2019) dhe “All Too Well: The Short Film” (2022).

Eminem mban rekordin për më shumë nominime, me shtatë si artisti kryesor.

David Lee Roth (1985), “U2” (1988) dhe Lady Gaga (2010) janë të vetmit që kanë pasur dy nominime për “Videon e Vitit” në një ceremoni të vetme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore