Sport

Vllaznia përmbyset nga Bylisi, Kukësi ngec sërish me Apoloninë


Rezultatet e ndeshjeve të sotme panë një përmbysje në frymën e fundit të Bylisit  në dëm të Vllaznisë, ndërsa Kukësi vijon me rezultatet pa fitore. Apolonia me rezultatin e sotshëm shkon në katër barazime rradhazi ndërkohë Kukësi nuk arrin të fitojë prej pesë ndeshjesh.

Për Vllazninë shënoi në minutën e 14-Dilaver,me një goditje të menjëherëshme duke kaluar në avantazh skuadrën shkodrane. Renato Spahiu barazoi për Bylisin në minutën e 75-të pas një rrëmuje në zonë, ndërkohë që goli i avantazhit erdhi me penallti në mbyllje të takimit, me shënues Antoni Beji.

Në ndeshjen e Kukësit nuk mungoi asgjë përveç fitores. Karton të kuq, penallti dhe dy gola.

Verilindorët mbetën fillimisht me 10 lojtarë pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të Bytyçit në minutën e 42-të, teksa Ibraimi shënoi me penallti në shtesat e pjesës së parë.

Në fragmentin e dytë të lojës, fierakët ishin më kërkues, teksa gjetën baraspeshën me Mario Gjatën.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore