![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/03/FSHF-2.jpg)
Rezultatet e ndeshjeve të sotme panë një përmbysje në frymën e fundit të Bylisit në dëm të Vllaznisë, ndërsa Kukësi vijon me rezultatet pa fitore. Apolonia me rezultatin e sotshëm shkon në katër barazime rradhazi ndërkohë Kukësi nuk arrin të fitojë prej pesë ndeshjesh.
Për Vllazninë shënoi në minutën e 14-Dilaver,me një goditje të menjëherëshme duke kaluar në avantazh skuadrën shkodrane. Renato Spahiu barazoi për Bylisin në minutën e 75-të pas një rrëmuje në zonë, ndërkohë që goli i avantazhit erdhi me penallti në mbyllje të takimit, me shënues Antoni Beji.
Në ndeshjen e Kukësit nuk mungoi asgjë përveç fitores. Karton të kuq, penallti dhe dy gola.
Verilindorët mbetën fillimisht me 10 lojtarë pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të Bytyçit në minutën e 42-të, teksa Ibraimi shënoi me penallti në shtesat e pjesës së parë.
Në fragmentin e dytë të lojës, fierakët ishin më kërkues, teksa gjetën baraspeshën me Mario Gjatën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kush është Florian Coldea, këshilltari i Ramës, të cilin opozita e akuzon si “agjent rumun”
-
Nis hetimi administrativ për skandalin e mjekëve të Onkologjikut, bën me dije Koçiu
-
Historia e dhimbshme dhe e shkëlqyeshme e programerit të verbër të Kosovës
-
Borrell: Zotimet e Kosovës dhe Serbisë në dialog s’do të ndryshojnë, pavarësisht ardhjes së njerëzve të rinj në postet e BE-së