Sport

Vlahovic drejt largimit, Juventus gjen pasuesin e tij


Sulmuesi serb, Duasn Vlahovic, me shumë mundësi do të largohet nga Juventus-i në sezonin e ardhshëm.

Disa klube nga Premier Leauge janë vënë në garë për sulmuesin bardhezi, derisa mediat në Itali shkruajnë se në një farë forme Juvetnus-i do të “dorëzohet”.

Sezoni i ardhshëm duket se Juventus do ta gjejë pa pikën e referimit në sulm. Fjala është për Dusan

Edhe vetë serbi duket i “joshur” nga ideja për t’u transferuar në elitën angleze ndërsa nga krahu tjetër, drejtuesit e bardhezinjve kanë nisur punën për të mos u gjendur të papërgatitur para afatit kalimtar të verës.

Objektivi, duke njohur edhe vështirësitë financiare të torinezëve do të jetë një goditje pa shumë bujë, por me perspektivë për të ardhmen si Rasmus Hojlund i Atalanta-s.

Danezi është në sezonin e tij të parë në Serie A megjithatë paraqitjet e tij me bergamaskët lënë përshtypje pozitive dhe jo më kot për 20-vjeçarin ka sondazhe edhe nga klube si Arsenal apo Real Madrid.

Në këtë formë, gara për të nënshkruar me sulmuesin nuk do të jetë e lehtë, megjithatë “Zonja e Vjetër” është tashmë në lojë për shërbimet e Hojlund dhe do të tentojë me çdo kusht transferimin në Torino të talentit që luan në radhët e Atalanta-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore