Lajme

Vizita e kryediplomates belge theksoi marrëdhëniet e mira Kosovë-Belgjikë, thotë Bajrami


Foto: Agron Bajrami

Vizitën e Ministres së Punëve të Jashtme të Belgjikës, Hadja Lahbib, në Prishtinë, ambasadori i Kosovës në Bruksel, e ka parë si diçka që theksuar marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Belgjikës.

Kryediplomatja blege gjatë vizitës së saj në Kosovë, të premten, u takua fillimisht me homologen kosovare Donika Gërvalla, por edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, ku tha se rruga e vetme për integrimin evropian është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

“Marrëdhëniet shumë të mira dhe të thelluara Kosovë-Belgjikë u shfaqën premten, gjatë vizitës së Hadja Lahbib në Prishtinë”, shkroi Bajrami në platformën X.

Kjo, sipas diplomatit kosovar, “është veçanërisht e rëndësishme pasi më 1 janar Belgjika po merr Presidencën e Këshillit të BE-së dhe Kosova ka synime ambicioze për vitin 2024”.

Ndryshe, Lahbib, në një konferencë të përbashkët me kryediplomaten kosovare Donika Gërvalla, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është mundësia e vetme për integrim evropian të të dyja vendeve.

“Kemi biseduar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Janë bërë hapa domethënës në normalizimin e raporteve dhe është shumë e rëndësishme që të mos ketë tensione. Normalizimi është rruga e vetëm për marrëveshje dhe për integrimin e të dy palëve në Bashkimin Evropian”, tha Lahbib pas takimit me Gërvallën.

“Në këto kohë sfiduese është në interesin tonë parësor që të qëndrojmë sa më afër që të jetë e mundur, kështu siç jemi tani”, shtoi.

Jashtë kësaj, kryediplomatja belge tha të jetë e “kënaqur” për lidhjet e forta në mes të dy vendeve, pra Kosovës dhe Belgjikës.

Diplomatja belge në Kosovë: Normalizimi me Serbinë mundësia e vetme për integrim evropian

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore