Lajme

Vihet në dyshim objektiviteti i raportit të OKB-së për luftën civile në Tigray


Një hetim ndërkombëtar për të drejtat e njeriut mbi luftën brutale civile në provicën Tigray të Etiopisë, do të publikohet të mërkurën e 3 nëntorit, pas disa shqetësimesh mbi objektivitetin e hetimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Megjithatë, zyra e përbashkët e OKB-së për të drejtat e njeriut dhe Komisioni Evopian për të drejtat e njeriut, do jenë organizmat që do të pasqyrojnë sa më saktë luftën dhe pasojat e saj.

Grupet e pavarura të të drejtave të njeriut, organizatat humanitare dhe mediat e huaja janë të ndaluara të raportojnë nga Tigray, në një konflikt ku të paktën dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur.

Në një shkallë të lartë ka qenë dhuna seksuale dhe uria.

Përfshirja e EHRC-së ka bërë që udhëheqësit tigrayan të jenë skeptikë në lidhje me pavarësinë e hetimit.

David Crane, themeluesi i “Rrjetit të Përgjegjshmërisë Globale”,  dhe kryeprokurori themelues për gjykatën speciale për Sierra Leone, në një gjykatë ndërkombëtare, tha: “Ajo që ju nevojitet kur shkoni në një zonë mizorie është një hetim i pastër në mënyrë që hetuesit e jashtëm të mund ta shqyrtojnë atë, në mënyrë neutrale, pa pasion”.

Etiopia dëboi shtatë zyrtarë të lartë të OKB-së muajin e kaluar, duke përfshirë zyrtarin e të drejtave të njeriut, Sonny Onyegbula, i cili po punonte për raportin. Nga qeveria në Addis Abeba akuzoi zyrtarët për “përzierje në punët e brendshme”.

Rritja e tensioneve midis qeverisë etiopiane të udhëhequr nga Abiy Ahmed dhe asaj tigrayane TPLF, çoi në fillimin e luftimeve në nëntor 2020.

Fillimisht, Etiopia, në aleancë me Eritrenë fqinje, mori kontrollin e Tigray-t.

Forcat tigrayane u rigrupuan dhe organizuan një kundërsulm, duke rifituar pjesën më të madhe të Tigray-t në qershor dhe duke kapur pjesë të provincave fqinje.

Frika rreth fatit të Addis Abeba-s, shtyu median shtetërore të bënte thirrje të hënën që banorët të regjistrojnë të gjitha armët në dy ditët e ardhshme.

Raporti hetimor mbulon vetëm periudhën nga nëntori 2020 deri më 28 qershor 2021, kur TPLF rimorri Mekelle, kryeqytetin e provincës, dhe bazohet në 269 intervista me viktima dhe dëshmitarë, si dhe me burime të tjera.

Si nisi konflikti?

Konflikti filloi më 4 nëntor, kur Kryeministri etiopian, Abiy Ahmed, urdhëroi një ofensivë ushtarake kundër forcave rajonale në Tigray.

Ai tha se e bëri këtë në përgjigje të një sulmi ndaj një baze ushtarake që strehonte trupat qeveritare atje.

Shkallëzimi erdhi pas disa muajsh grindje midis qeverisë etipiane dhe drejtuesve të TPLF-së.

Pas sukseseve të hershme, duke përfshirë kapjen e kryeqytetit të Tigray, Mekelle, ushtria etiopiane e mbështetur nga trupat eritreane dhe forcat e Amhara-s pësuan një bllokim të fitoreve në luftimet me rebelët e TPLF-së.

Javën e kaluar, forcat e Tigray-s morën Mekelle-n.

Të gjitha palët në konflikt janë akuzuar për kryerjen e vrasjeve masive dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Të premten, disa mijëra ushtarë etiopianë të kapur u parakaluan nëpër rrugët e Mekelle-s.

Qeveria e Abiy Ahmed në Addis Abeba deri më tani ka refuzuar të negociojë me udhëheqësit e TPLF-së dhe e ka klasifikuar grupin si një organizatë terroriste.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore