Siç ishte zyrtarizuar më parë në 2020, Sebastian Vettel nuk do të garojë më për Ferrari-n por, do të ndërrojë ekip.
“Jam shumë i ngazëllyer për prjoktin e ri të këtij viti dhe mezi pres të garoj. Askush nuk mund të japë garanci për suksesin tim, as vet une, por termi ‘kureshtje’ tanimë, mbart shumë energji positive”, tha Vettel për Sky Sports.
Katër herë kampion bote Vettel, tashmë pret të përfaqësoi Aston Martin e do ti bashkohet Lance Stroll-it në Çmimin e Madh të Melbourne-it në Australi, që do të zhvillohet në 21 mars 2021.
Sebastian Vettel regjstroi sezonin më të dobët me Ferrari-n vitin e kaluar duke mbyllur aventurën te Ferrari në vend të 13 me 33 pikë; një ndryshim radikal nëse e krahasojmë me vitin 2019 ku ai kapi pozicionin e pestë dhe i mbylli garat e 2019 me 240 pikë.
Kampioni nga Gjermania iu bashkua ekipit te Maranello-s në 2014 dhe ka garuar me të për gjashtë vjet gjithsej./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Me tensione të herëpashershme, mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë
-
Betimi i Putinit – Oligarkë, patriarkë dhe nipër sekretë
-
Stano: Për heqjen ose jo të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, do vendoset pasi të përfundojë raporti i Këshillit të BE-së