Lajme

Veteranët: Do dalim me tenda para Kuvendit, s’largohemi nga rruga


Protesta

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që po protestojnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës me kërkesën për përfshirjen e pensionit të tyre në ligjin për pagën minimale, kanë deklaruar se, nëse qeveria nuk merr masa, atëherë ata do ta shtojnë presionin dhe do t’i sofistikojnë metodat e kundërshtimit.

Një prej tyre, vendosja me tenda para Kuvendit, derisa t’u realizohet kërkesa.

“Nëse kryeministri s’merr vesh dhe ligji e merr fuqinë e plotë, ne e dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Atje do të konstatohet se këta e kanë shkelur kushtetutën”, shtoi ai, por derisa të ndodhë kjo “do të dalim edhe me tenda dhe deri sa të merr vesh neve na ka në rrugë”.

Protesta e veteranëve deri më tani është përkrahur nga partitë opozitare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore